Në kuadër të megeoperacionit policor të koduar “Tempulli 3” është vënë në pranga një 24-vjeçar. Policia njofton se i riu me iniciale A.Gj. shiste në plazh dhe në lokalet e Velipojës kanabis në doza.

Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i kanë gjetur atij kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Njoftimi i policisë:

Shiste në Velipojë, në plazh dhe lokale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al