Durrësi po humbet pjesët më të bukura të tij. Pallati në lagjen poshtë kalasë apo “Vilës së Zogut” është mbuluar nga dherat.
Gazetarja: Kjo masë dheu ka rrëshqitur mbrëmjen e djeshme duke gdhirë 27 (njëzet e shtatë) marsi, por njëkohësisht dhe duke rrezikuar jetën e banorëve të pallatiti katër katësh i cili gjendet poshtë lagjes “Kala” të qytetit të Durrësit. Pesëdhjetë banorë kanë mbetur pa shtëpi thuajse, dherat kanë arritur deri në katin e dytë të kësaj ndërtese dhe e gjithë kjo, shkaktari i të gjithë kësaj gjëme duket se janë ndërtimet e shumta pa kriter dhe mungesa e kanalizimeve.”
Dalja e banorëve nga keto shkallë ka qenë e vështirë. Dhomat e shtëpive deri në katin e dytë janë të pabanueshme. Qytetarët janë evakuuar në pritje të ndërhyrjes për largimin e dherave.
“Djali vuri shkallët ktu, hodhëm dhe qilim nga lart mbi dhenë që ka zbritur nga penxherja edhe teshat, kur kam dalë tensioni 23 (njëzet e tre) mua.”
“Fakti është që kjo kala, e gjithë kjo kodër ka 2 000 (dy mijë) vjet që rri, duhet t’rrijë dhe 2 000 (dy mijë) vjet t’tjera, pastaj e mbyllim. Ujrat, kanë bo ca ndërtime aty nalt, kanë hap kanalet kanë ca tubot, kto rrinë tashi rrjedhin ditë-natë, tejngopin tokën me ujë e bojnë, aluvjon baltë edhe shket e ka hy n’pallat.”
Pallati s’është tronditur kaq as nga tërmetet, por themelet e të gjithë qytetit duket se po lëkunden nga ndërtimet pa kriter dhe që prishin muret mbrojtëse të kësaj kodre. Mushkëria e Durrësit është kthyer në beton.
“Masat që morëm është që pezulluam punimet e ktyre dy pallateve të cilat po, janë me leje të rregullta. Ëë, do t’pezullojmë një lavazh i cili është po afër ktyre ndërtimeve, por për sa, për këtë depos s’ujit në të cilën janë vendosur disa tuba plastikë është një problem që nuk ka atë që po kërkohet me forcë që ujsjellsat t’i kalojnë bashkive.”
Gazetarja: Kjo situatë nuk do të thotë se ju nuk do të jepni më leje ndërtimi për ktë zonë këtu?
“Unë sigurisht nuk do të kërkoj të them që unë do të jemmm, domethënë kundra ndërtimeve. Në një vënd si Shqipria dhe ashtu si Durrsi sigurisht që ka nevojë edhe të ndërtohet. Unë do të kërkoj të bëj që lejet e ndërtimit të bëhen dhe të mos krijojnë këto probleme që po krijohen sot.”
Shtabi i emergjencës, një grup specialistësh e Ministria e Pushtetit Lokal kanë mbërritur në zonën problematike duke vërejtur se përgjegjësia duhet mbajtur nga shkaktarët dhe dëmshpërblimi të kryhet nga ata.
“Në tërësi ndërtimet që janë bërë dhe ujrat që janë marrë janë pa leje dhe vetë dora e njeriut i shkakton si probleme.”
Gazetarja: Dhe ndreqja nga duhet të vijë?
“Na ai që e prish pa diskutim. Pra shteti duhet t’verë rregull dhe ne duhet t’vemë rregull që ata që kanë bërë punime duhet të paguajnë për gjithë forts, forcimin e kodrës për mbajtjen e kodrës. Nuk është që dikush ta gërmojë dhe shteti të vijë ta mbushë. Luzioni i parë do jetë që me ligj apo pa ligj çdokush që ka ndërtuar do të zbatojë masat gjeollogo-inxhierike, qoftë edhe nga e para me projekt të ri.”
Kodra është rrafshuar nga ndërtimet. Pamja ballore e bregdetit shijohet vetëm në lokalet apo shtëpitë private në këtë anë. /tvklan.al