Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ish-myftiu i Durrësit nëpërmjet një pedicioni ka kërkuar hedhjen poshtë të kërkesës, së Komunitetit Mysliman, për shkarkimin e tij nga kjo detyrë dhe të shefit të propagandës. Shkarkimi i këtij të fundit ka ndodhur në ditët e para të muajit të Ramazanit, ndërsa e myftiut Eduard Shefkiu tre ditë më parë, duke komanduar një tjetër myfti për qytetin e Durrësit.

Ne u interesuam në Komunitetin Mysliman, të cilët u shprehën se është kryesia e këtij komuniteti, që ka vendosur shkarkimet. Për hir të rregullave fetare të vendosura në muajin e Ramazanit, nuk kanë pranuar të intervistohen, por pyetja që përfaqësues të komunitetit është përse ata kanë njohur emërimin dhe tani jo shkarkimin nga kjo kryesi.

Për vendimmarrje është vetëm kryesia, por problemet që kanë pasur në myftininë e Durrësit nuk janë bërë prezentë asnjëherë në forumet, por në media, që sipas Gjinishit kjo tregon, se nuk ka qenë çështje pronash, por mani karrieriste përpara zgjedhjeve. Sipas Gjinishit, krerët e myftinisë së Durrësit kanë shkelur statutin për të përçarë këtë komunitet.

Sipas Kushtetutës, në Shqipëri njihen dy fe dhe katër komunitete, nuk ka vend për sekte të reja. Mbledhja më e afërt e kryesisë së KMSH do të analizojë me detaje problemet, duke ia bërë të ditur myftinive në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti