Qeveria Nano dhe shkarkimi i kryeministrit ka qënë debati i hapjes së punimeve në seancën plenare të paradites. Kreu i demokratëve pasi urojë deputetët socialist për antarësimin në internacionalen socialiste, i kërkojë kryetarit të kuvendit të insistojë në presidencë për largimin e Nanos nga qeveria.
Sali Berisha: “I nderuar zoti kryetar ju bëj thirrje ju, të ndërrmerni në emër të parlamentit një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe ti kërkoni në emër të parlamentit të shkarkojë mugaben që nuk do të rrespektojë asnjë ligj, asnjë prerogativë kushtetuese të këtij vendi”.
Servet Pëllumbi: “Me presidentin unë kam kontaktuar dhe përsëri kontaktoj lirisht, mund të vete dhe pas kësaj mbledhje të kontaktoj, por këtë që thatë ju nuk kam se si t’ja kërkojë sepse nuk kam se ku ta mbështes. Nuk është e drejta e presidentit që të shkarkojë kryeministrin”.
Gramoz Ruçi: “Prandaj variant që pozita ti dhurojë pushtetin opozitës, harrojeni të dashur opozitar, keni një rrugë të dytë, ta fitoni me mjete demokratike”./tvklan.al