E ardhmja e trajnerit Erik Ten Hag në stolin e Manchester United, duket më e pasigurt se kurrë më parë. Në Angli po flasin për një largim të mundshëm të tekniku holandez, ndërsa kanë dalë edhe emrat e parë që mund ta zëvendësojnë.
Pas humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Tottenham, për Ten Hag ka nisur numërimi mbrapsht, ndonëse thuhet se ka mbështetjen e drejtuesve.
Këta të fundit e kanë një arsye të fortë, pse nuk po e shkarkojnë holandezin. Ten Hag ka kontratë deri në vitin 2026 dhe në rast shkarkimi, Manchester United, do të duhet t’i paguante atij një shumë prej 21 milionë eurosh.
Drejtuesit e kanë dhënë mundësinë trajnerit për të ndryshuar situatën e rezultateve në dy ndeshjet e radhës, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë shkarkimi do të ishte i pashmangshëm. /tvklan.al