Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ministri i Rendit ka përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit, shefin e komisariatit Rinas Arben Ibro dhe kryekontrollorin Fadil Karreci. Përjashtimin e tyre e ka komunikuar drejtori i policisë Bajram Ibraj në një mbledhje analizë. Pas arrestimit të një kontrollori të përfshirë në kalimin klandestinë me pasaportë të falsifikuar drejt Amerikës, brenda katër ditëve janë shkarkuar apo përjashtuar nga radhët e policisë të gjithë kontrollorët apo drejtuesit e komisariatit.
Ditë më parë, autoritetet aeroportuale të Budapestit kthyen në Rinas dy udhëtarë tranzit nga Shqipëria, me destinacion Amerikën. Me kthimin e personave në pranga kanë rënë kontrollori Virgjil Sejdarasi dhe sekseri që bënte kalimin drejt Amerikës kundrejt një vlre prej 12 mijë eurosh.
Pas arrestimit u larguan menjëherë nga detyra e kontrollorit katër efektivë, si dhe u përjashtua një tjetër kontrollor policie në Rinas. Pas një analize të rastit në fjalë, ministri ka urdhëruar dhe përjashtimin nga policia për shefin e komisariatit Ibro dhe kryekontrollorin Karreci, me motivacionet “shkelje betimi, mosnjohje dhe moszbatim i akteve ligjore, shkelje e normave të detyrës dhe favorizim trafiqesh./tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj