KPK seancë dëgjimore me Olsian Çelën, kandidat për kryeprokuror
Në harkun kohor të dy ditëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra dy gjyqtarë që njëherazi kandidojnë për një vend në Gjykatë Kushtetuese.
Paraditen e së premtes, trupa e KPK shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Anila Guri. Ajo nuk justifikonte pasurinë, ndërsa nuk kishte probleme përsa i përket pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Guri ishte gjyqtarja e fundit që iu nënshtrua vetingut nga 19 kandidatët që garojnë për 9 vende në Kushtetuese.
Të njëjtin fat pati edhe një tjetër kandidat për në Kushtetuese, Ilir Mustafaj. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, sipas trupës së KPK, rezultoi me probleme me pasurinë dhe për këtë u shkarkua nga detyra. Mustafaj u shpreh se do ta apelojë vendimin, pasi sipas tij, ishte i padrejtë.
E vetmja kandidate nga gjyqtarët, për një vend në Gjykatë Kushtetuese që ka kaluar me sukses vetingun, është gjyqtarja Regleta Panajoti.
KPK zhvilloi sot seancën dëgjimore edhe me prokurorin Olsjan Çela, njëherësh edhe kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Çela iu nënshtrua verifikimit për të treja kriteret, atë të pasurisë pastërtisë të figurës dhe aftësive profesionale dhe KPK nuk gjeti ndonjë parregullsi. Vendimi për të pritet të jepet në 23 Korrik.
Sitën e vetingut e kaloi edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.
Dy gjyqtarë, kandidatë për Gjykatën Kushtetuese janë shkarkuar në dy ditë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi gjeti probleme me pasurinë.
Pas Ilir Mustafajt, u largua sot nga detyra edhe gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri. Edhe ajo pati pasaktësi me justifikimin e pasurisë, ndërsa nuk u gjetën probleme me pastërtinë e figurës dhe profesionalizimit.
E vetmja kandidate nga gjyqtarët për në Kushtetuese, që ka kaluar vettingun është gjyqtarja Regleta Panajoti.
KPK zhvilloi sot seancën dëgjimore edhe me prokurorin Olsjan Çela, njëherësh edhe kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas vlerësimit, Çela ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë.
Sitën e vettingut e kaloi sot edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.
Tv Klan