Kryeministri Edi Rama ka vendosur shkarkimin e drejtuesit të Hipotekës së Durresit pas ankesës së një qytetari që zvarritej prej vitesh në sportelet e këtij institucioni.

Vendet e punës që hapen nga largimet e abuzuesve përveç vendeve bosh në administratë, Kryeministri në takimin e përjavshëm me koordinatoret e platformës së bashkëqeverisjes premton se do plotësohen me studentë të ekselencës.

Punësimi i një studenteje ekselence pas ankesës në këtë portal ishte një nga rastet e prezantuara këtë të mërkurë.

Rama përsëriti për të gjithë skeptikët që ta provojnë vetë duke aplikuar në platëformën e bashkëqeverisjes për të adresuar problematikat që hasin me punonjësit e administratës publike.

Tv Klan