Shkëlqim Muça ka kryer stërvitjen e parë si trajner i Dinamos. Ish-futbolliti i Tiranës u shfaq  kënaqur para gazetarëve, duke pranuar se kishte rënë dakord në shumë pika me drejtuesit e klubit.

Shkëlqim Muça:Klubi i Dinamos është një klub me objektiva, gjithmonë luan në fushën e lojës dhe merr pjesë në kampionat për të arritur majat, natyrisht ambicia ime është që ta çoj klubin atje.”

Objektivi i drejtuesve të Dinamos ka qenë gjithnjë titulli kampion megjithëse skuadra renditet e treta 8 pikë larg Vllaznisë së vendit të parë. Shkëlqim Muça i cili me Tiranën ka fituar kampionatin vjen të skuadra tjetër kryeqytetase si zëvendësuesi i kroatit Zlatko Dalic, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Partizanin të mërkurën e kaluar.

Nga ekipet e superligës nuk kanë ndërruar trajner këtë sezon Vllaznia, Shkumbini dhe Teuta. Debutimi i Muçës do t jetë ndaj Apolonisë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku

Operator: Metlin Kepi