Të paktën 1 i vdekur dhe 6 të plagosur. Ky është bilanci paraprak i një shpërthimi të fuqishëm në uzinën e përpunimit të naftës, në Ballsh.

Viktima është 40-vjeçari Shkëlqim Muça.

Drejtori i spitalit të Ballshit, Pajtim Ismaili deklaroi:

Unë konfirmoj një viktimë. 2 të plagosur janë në Ballsh dhe 4 të plagosur janë nisur drejt spitalit të Fierit.

Një punonjës ka deklaruar se:

Shpërthimi ka ndodhur në objektin tre, një nga rezervuarët ka shpërthyer. Faktikisht aty ka patur një valvule me defekt, në momentin që ka ndodhur shpërthimi nuk ka patur drita dhe punonjësit kanë qenë duke punuar për ta rregulluar “.

Banorë të zonës njoftuan në Tv Klan për një zjarr me përmasa të mëdha. Si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohej sektori i reaktorëve.

1

Shpërthimi ka ndodhur në repartin e fundit ku del nafta dhe shkak dyshohet amortizimi i tubacioneve. (Reparti i 3 i filtrim, pastrimit të uzinës së përpunimit)

Forca të shumta zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll, por ka rrjedhje të hidrogjenit.

3333

Të plagosurit që janë dërguar në spitalin e Fierit janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu edhe banorët e zonës janë evakuuar.

Njoftimi i policisë

Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit,  në Repartin nr 3,   ne seksionin 92,  ka ndodhur një shpërthim   i nje  valulave te pompes se hidrogjenit ku  është shoqëruar me flakë te mëdha.

Nga shpërthimi ka humbur jeten Shkëlqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere  jane jashte rrezikut per jeten.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.

Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje. 

/tvklan.al