Sebino Plaku ka shënuar golin e parë me fanellën e Tiranës, ndërsa i ka dhënë dhe fitoren e ekipit të tij në Durrës. Skuadra kampione në fuqi ka mundur 1-0 Teutën, duke mbrojtur vendin e tretë në klasifikim. Bardh e blutë drejtuar për këtë sfidë nga zv/trajneri Nevil Dede, kanë luajtur pothuajse të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë.
Mbrojtësi Andi Lila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 48 nga arbitri Erviz Peza. Dinamo kryesuese ka fituar 3-0 me Skënderbeun në “Qemal Stafa”, duke ja vështirësuar akoma më shumë punën skuadrës korçare.
Ekipi i Shkëlqim Muçës luajti prej minutës së ‘56 me 10 lojtarë, pasi Diop doli me karton të kuq. Në takimin tjetër të ditës Katrioti mundi 1-0 Gramozin. Të premten Shkumbini e ka fituar 2-1 me Flamurtarin në Peqin.
Java e 19 e Superligës mbyllet të dielën./tvklan.al