Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan gjatë dy ditëve të fundit është vënë nën presionin e përshkallëzimit të dhunës në Irak, duke bërë që monedha amerikane të humbasë terren edhe ndaj sterlinës dhe frangës zvicerane. Monedha e përbashkët europiane në tregjet valutore ndërkombëtare nuk arriti të konsolidonte pozitat e fituara dje në mbrëmje ndaj dollarit amerikan.

Sot në mëngjes monedha euro u shkëmbye përtej nivelit 1 euro baras me 1.22 dollarë, por gjatë ditës euro humbi terren, duke u shkëmbyer në orët europiane në nivelet 1 euro baras 1.21 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun ton të brendshëm valutor janë pasqyruar lëvizjet e 24 orëve të fundit në tregjet ndërkombëtare, duke bërë që monedha jonë kombëtare të humbasë terren ndaj euros, në një kohë që leku është zhvlerësuar ndaj monedhës së gjelbër, pas rënies së kësaj të fundit në tregjet ndërkombëtare./tvklan.al