Më në fund shkencëtarët e NASA-s kanë provat e duhura dhe përfundimtare për ekzistencën e ujit në planetin e kuq.
Pritjes dhe shpresës i erdhi fundi kur sonda “Phoenix”që prej pesë javësh po mbikëqyr Marsin analizoi disa copa akulli të gjetura në planet.
Elementët u morën nga sonda dhe u futën në një instrument që shkencëtarët e quajnë furra Tega.
Akulli shkriu dhe uji avulloi. Sipas shkencëtarit të agjencisë, William Binton, nga Universiteti i Arizonës edhe më herët në Mars janë gjetur copa akulli dhe elementë të ujit, por testet më të fundit të kryera nga “Phoenix” kanë konfirmuar përfundimisht të gjitha hipotezat.
Ndërsa për shkencëtarin Peter Smith testet e reja nuk lënë hapësirë për dyshime se copat e akullit të gjetura në Mars janë ujë i ngrirë dhe jo dyoksid i ngrirë karboni.
Kështu me zbulimin e ujit vjen edhe mundësia e ekzistencës së jetës në këtë planet./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle