Publiku shkodran përjetoi një tjetër mbrëmje të bukur me këngët e festivalit “Luleborë”, në natën finale të edicionit të 9-të, të zhvilluar në teatrin “Migjeni”, i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij.
Juria vlerësoi artisten Ana Bushgjokaj dhe baladën e saj “Nuk lulëzon pa Zot”, e cila mori çmimin e parë të festivalit, triumfi i dytë për të në këtë festival. Festivali “Lule Borë” tregoi edhe në këtë edicion se mbetet një vlerë e shtuar në traditën muzikore të Shkodrës.
Artan Bakija nga Gjakova u vlerësua nga juria e festivalit me Çmimin “Simon Gjoni”. Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës, artistin Gjokë Vata për kontributin në art. Me çmimin e dytë të festivalit u vlerësua Ermal Demiri nga Kosova me këngën “Me mujt” ndërsa çmimin e tretë e fitoi Ea Zoga me këngën “Të ngjashëm”.
Klan News