Valdrini mbrëmjen e kësaj të premteje në “X Factor Albania” në Tv Klan i kishte vënë një detyrë vetes. Dëshironte me çdo kusht që të befasonte publikun, anëtarët e jurisë dhe në veçanti Adi Krastën.
E mesa duket këtë pakt me veten e realizoi më së miri. Me këngën “Purple Rain” nga Prince ai shkëlqeu, ku fjalët e mira nuk kishin sesi të mungonin. Por, Adi Krasta edhe pse u tregua “dorëlëshuar” me komplimentet i vendosi një kusht Valdrinit për javën e ardhshme. Për nder të mamasë së tij dhe bashkëmoshatareve të saj, ai i kërkoi konkurrentit që jashtë sfidës të performonte këngën “Delilah” të Tom Jones.
“Duke pasur parasysh që më ftove në një duel do të duhet të dalim përpara me pistoletë si xhentëlmenët dhe të themi atë që do të duhet të mendojmë. Po është e vërtetë, dallohej këtë herë marrëveshja e madhe Valdrin që t’i kishe bërë këtë javë me veten, as me të tjerët, natyrisht as me mua. E solle në një version shumë të mirë këngën. Ti e dëgjojë këngën dhe nuk të jepte shqetësimin nëse kishte elemente imitimi, pasigurie, nuk pati. Pati aty një Valdrin që e mori e përballoi që nga faseti që ti e ke shumë të mirë, në mënyrë të natyrshme. E ndërtuar mirë. Por, këto fjalët e mira që po t’i them me gjithë zemër dhe me shumë dashamirësi kanë një kosto. Javën që vjen për nder të zonjës Krasta (mamaja), që e cila më dërgon mesazhe të vazhdueshme në transmetim, ti pavarësisht se çfarë kënge do zgjedhësh, do të këndosh për ndër të gjithë zonjave nga 80 deri 90 në Shqipëri “Delilah” e Tom Jones, jashtë konkurrimit. Mama ja ku ndodhi”, tha Krasta./tvklan.al