Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
700 nxënës të rregjistruar në shkollën e re 8-vjeçare pa një emër por e ndodhur në rrugën “Don Bosko”, nuk kanë shijuar ende fillimin e vitit të ri shkollor po ashtu dhe hapjen e librave për këtë vit. Ka mëse dy javë që mësimi në të tjera shkolla ka filluar, këtu ende jo. Shkak është shtylla e tensionit të lartë e ndodhur pas oborrit të shkollës por që telat e saj gjysmë metri mbi të paraqesin rrezikshmëri. Shirat, lagështira, ndonjë tel i zhveshur dhe rryma e tensionit rrezikon jetën e fëmijëve dhe personelit.
Për ndërtimin e kësaj shkolle të re SOROS-i financues ka shpenzuar 1.5 milion dollarë. Një shkollë me përmasa bashkëkohore me 30 nxënës në një klasë. Por që nga dita e parë përuruese nuk kanë shkelur më në këtë shkollë, pasi udhëzimi i nxjerrë nga Ministria e Arsimit është mos zhvillimi i mësimit deri në zhvendosjen e shtyllës.
Ende kjo shkollë nuk është marrë në dorzim. Por mbetet shumë e vështirë pranimi i nxënësve të shkëputur nga shkollat e tyre për në shkollën e re. Mjaft nxënës kanë mbetur në shtëpi por edhe pedagogët e tyre tashmë pa punë përveç kësaj shqetësohen edhe për pagën. Por më të zhgënjyerit janë 100 nxënësit e klasës së parë që duket se nuk e kanë filluar mbarë këtë vit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti