Nxënësit e shkollës së mesme ekonomike dhe ato të hoteleri turizmit tashmë mund të flasin në anglisht gjuhën e profesionit të tyre. Në këto dy shkolla falë projektit “Anglishtja për botën e punës” për një vit është punuar me kurrikula që mësuesit hartuan duke përshtatur terminologjinë e përdorur në lëndët e profesionit nga gjuhën angleze.
Genc Pollo: “Projekti “English for the world of work” është një projekt i rëndësishëm sepse juve ju jep fjalët e zanatit, shprehjet profesionale, pa njohurinë e të cilave literatura shkollore në gjuhë të huaj bëhet e pakuptueshme. Është i domosdoshëm për të komunikuar siç duhet dhe për të drejtuar biznesin ashtu siç duhet me cilësi.”
Kjo do ti ndihmojë së tepërmi nxënësit e arsimit profesional të jenë të aftë të përdorin shumë mirë anglishten në profesionin e tyre. Aktualisht gjuha angleze është më e kërkuara dhe mësohet nga 70% e nxënësve në arsimin pas universitar./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami