Pasi shkatërroi Karaibet dhe shkaktoi të paktën 20 viktima, uragani Irma, stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë Atlantikun, ka humbur disi fuqinë, duke u shndërruar në një uragan të kategorisë 4. Por alarmi në Shtetet e Bashkaura mbetet maksimal, pasi siç lajmëruan autoritetet amerikane, Irma me siguri do të jetë shkatërrimtare për Florida-n dhe shtetet fqinje.
Mbi 500 mijë njerëz po përpiqen të largohen nga banesat ku pritet të godasë uragani. Florida është në kaos. Shkollat dhe zyrat publike janë mbyllur, ndërsa supermarketet dhe stacionet e karburanteve janë pushtuar nga qytetarët, të cilët po përpiqen të furnizohen.
Ishulli i vogël franko-holandez i Shën Martinit është rrafshuar pothuajse i tëri. Ajo çka ka mbetur janë shtëpi të shkatëruara dhe rrugë të përmbytura. Në Porto Riko, tre persona humbën jetën, ndërsa dy të tretat e popullsisë kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe në Kubë kanë nisur evakuimet e më shumë se 50 mijë turistëve.
Tv Klan