Një rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Tiranës te mbikalimi i Shkozës.

Një automjet tip Ford që drejtohej nga 24-vjeçari K.K. është ndaluar nga uniformat blu, brenda të cilit u gjetën 10 kg kanabis.

Lënda narkotike po transportohej me qëllim për t’u shitur, bëri të ditur drejtori i Policisë Tiranë në një konferencë shtypi.

I riu u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prodhim dhe shitje e narkotikëve.

/tvklan.al