Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shoqata e ndërtuesve ka nxjerrë raportin e punës për 6 muajt e parë të vitit. Ndër arritjet për t’u theksuar është marrëveshja e firmosur kohët e fundit me drejtorinë e përgjithshme të tatimeve.

Shkëlqim Bumçi: “Ne kemi përcaktuar një kosto minimale fiskale, pra një kosto nën atë është e papranueshme nga ana teknike, s’mund të dalë më e lirë se sa aq dhe këtë kosto minimale fiskale e kemi vënë për Tiranën dhe për rrethet është vënë me koeficient. Sivjet kjo kosto u korrigju, nga 6500 që ishte, u vu 27000 lekë për m2, përfshi tvsh. Në bazë të ofertës dhe kërkesës bëmë korrigjimet e nevojshme për sivjet. Çmimi real fiskal, i cili për Tiranën është 300 euro për m2, më i vogli në periferi të Tiranës dhe kjo, përveç Tiranës kemi bërë dhe për disa qytete kryesore, si Durrësi, Vlora, Elbasani”.

Sipas shoqatës së ndërtuesve, kjo marrëveshje eliminon arbitraritetin e agjentëve të tatim-taksave dhe nuk lejon evazionin fiskal. Ndërtuesit kërkuan gjithashtu, që taksa që do i paguhet bashkisë për infrastrukturën të paguhet me këste, për ndryshe ata do të mbajnë qëndrim. Njëkohësisht ata përsëritën, se nuk janë ende gati për të pranuar tatimin mbi fitimin mbi vlerën e shtuar.

Shkëlqim Bumçi: “Vendosja e tvsh në shitje, në radhë të parë mbi të gjitha kërkon një përgatitje shumë serioze nga administrata shtetërore, jo vetëm tatimet, hipoteka, të gjitha hallkat e administratës shtetërore, sepse kur të vendoset tvsh në shitje, shteti do të marrë tvsh, vetëm ditën që të regjistrohet në hipotekë godina”.

Kohë më parë FMN bëri thirrje që tvsh-ja të mos përjashtohet nga sektori i ndërtimit./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini