Kryeministri Meta ka pritur në zyrën e tij një grup të organizatës Omonia të kryesuar nga kryetari i saj Vangjel Dule. Shkak për këtë takim janë bërë kontradiktat mes kësaj organizate politike dhe qeverisë shqiptare në lidhje me regjistrimin e popullsisë. Omonia ditët e fundit i ka bërë thirrje popullsisë në jug të vendit pa u shënuar në lista feja dhe kombësia. Ata kërkojnë trajtimin e Himarës si minoritet grek dhe për këtë kanë lidhur pensione 50 mijë dhrahmi në muaj.
Kështu në jug të vendit është krijuar një situatë konfuze për regjistrimin e popullsisë në prag të zgjedhjeve. Kryeministri Meta dhe përfaqësues të shoqatës Omonia, tha se qeveria është e hapur në një kohë të dytë në zbatim të kritereve të përcaktuara të njohura ndërkombëtarisht të bëhen përmirësimet e nevojshme në procedurat e regjistrimit. Më vonë takimi u përqëndrua në problemet e tjera të minoritetit.
Qeveria shqiptare tha Meta është e vendosur në rrugën e përmirësimit të standarteve të jetesës ekonomike dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj dhe këtij qëllimi i ka shërbyer dhe i shërbejnë të gjitha reformat e rëndësishme që ajo ka ndërmarrë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego