Lajme Arkiva 2003

“Forca e dritës” nuk solli rrezatimin e duhur, tashëm ajo është bërë një forcë e madhe që rrit kafshë, është shoqata që supozohej se do të sillte kulturë e më tepër bamirësi në zonën e Ishull Lezhës.

Ajo u instalua në këtë fshat që në vitin ‘97 me idenë hapjes së kurseve të rrobaqepësisë, kompjuterëve dhe gjuhëve të huaja për të rinjtë e fshatit.

Shoqata ndërtoi stalla në mes të fshatit duke futur në to qindra derra, lopë, viça dhe pulave në vend të kurseve të gjuhëve të huaja. Kjo i ka irrituar banorët e Ishull Lezhës. Bagëtitë sipas tyre kanë filluar të hapin sëmundje.

Ata janë drejtuar me peticione prefektit të asaj kohe Nard Ndoka ish Ministrit të Bujqësisë Xhuveli dhe ish Ministrit të Shëndetësisë Solis, por zërin e tyre nuk e dëgjoi askush. Nëse shteti nuk merr masa për largimin e kësaj shoqate ata do ti largojnë vetë me forcë kafshët prej andej./tvklan.al