Shoqëria ajrore gjermane “Lufthansa” anulon rinisjen e fluturimeve të rregullta Mynih-Tiranë të parashikuara të fillonin në datën 28 (njëzet e tetë) mars. Shoqeria ajrore, një nga më të njohurat në Evropë nuk ka bërë një njoftim zyrtar pranë Ministrisë sonë të Transportit, por me anën e një e-mail-i drejtuar drejtoreshës së Aviacionit Civil Mertia Xhafaj ka lajmëruar se do të shtyjë datën e nisjes së fluturimeve. Arsyeja e këtij vendimi të shoqërisë “Lufthansa” ishte mungesa e sigurisë në aeroportin e Rinasit pikërisht në kontrollin e bagazheve dhe pasagjerëve. Drejtoresha e Aviacionit Civil gjatë një deklarate për shtyp ka kundërshtuar në mënyrë kategorike se anulimi i fillimit të fluturimeve të kësaj shoqërie në Shqipëri të jetë për shkak të mungesës së standarteve të sigurisë.
Merita Xhafaj: “Të gjitha kto arsye të shprehura nuk kanë asnjë bazë dhe, ëë, bordi i “Luftancës” (Lufthansa) pa dyshim duhet të japi arsyen e vërtetë që mund të jetë ekonomike ose, ë, nuk mund të them, sepse është një vendim bordi dhe bordi pa dyshim duhet të japi arsyen e vet.”
Xhafaj ka këkruar që përfaqësuesit e “Lufthansës” të paraqesin arsyet e vërteta në qoftë se duan që të vazhdojnë bashkpunimin për të fluturar në Shqipëri. /tvklan.al