Shoqërohet me debate të ashpra zgjedhja e kryetarit të këshillit të qarkut Fier. Pavarësisht propozimit të dy kandidaturave nga dega lokale e Partisë Socialiste, mendimi politik i mazhorancës, ka qenë i prerë për të patur vetëm një alternativë, Ilir Danon, por pikërisht në momentin e shpalljes.

Kandidati tjetër i propozuar në këtë post, Faik Namushi ka kontestuar vendimin, duke dhënë dorëheqjen si anëtar i këshillit të qarkut, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe duke u larguar në mënyrë demonstrative nga salla.

Në debat është përshirë edhe deputeti Petro Koçi, që mbështet vetëm një alternativë konkurrimi. Në fund të mbledhjes ka fituar Ilir Dano, e vetmja kandidaturë e paraqitur në votim./tvklan.al