Firmoset fletëarresti për Sokol Koçiun i cili është shpallur në kërkim nga policia për implikimin në rrjetin ndërkombëtar të kokainës. Ish oficer i Policisë Gjyqësore të Prokuorisë së Përgjithshme akuzohet zyrtarisht për këtë çeshtje që po hetohet në 7 shtete të botës. Fotoja e tij është shpërndarë në të gjitha komisariatet e Shqipërisë. Bashkë me të është shpallur kërkimi dhe për Mentor Hadërgjonaj, i njohur me emrin Din Gjonaj, pronar i disko “Albania” në qendër të Tiranës.

Koçiu dhe Hadërgjonaj akuzohen për lidhje të ngushta biznesi me njëri-tjetrin, por edhe si bashkëpunor i kapove të mëdhenj të kartelit si Durda dhe Bërballa. Forcat speciale të policisë kanë shkuar në banesën e Koçiut me fletëarresti në dorë, pa mundur t’a ekzekutojnë atë. Burime zyrare të Ministrisë së Rendit i thanë Tv Klan se Koçiu ka mundur t’i shpëtojë arrestimit të dielën në mesnatë në banesën e tij në Tiranë vetëm në momentet e fundit./tvklan.al