Cristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë në Serie B, me fanellën e Cesena-s.

Sulmuesi ishte sërish protagonist me gol, në fitoren 0-2 ndaj Cittadella. 21-vjeçari ishte autori i golit të dytë në minutën e 67-të me penallti.

Shpendi u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit, duke mposhtur portierin e Shqipërisë, Elhan Kastrati.

Me golin e sotëm, Shpendi shkon në kuotën e tetë realizimeve në kampionat, në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. /tvklan.al