Ekipet më të njohur të Europë nuk kanë kursyer gjatë viteve të fundit në afrimin e lojtarëve. Manchester City ka shpenzuar më shumë se të gjithë duke kaluar 1 miliardë euro prej vitit 2011.

Këtë shifër e bën publike gazeta franceze “L’Euqipe”. Shpenzimet e shumta nisën ku klubi kaloi në pronësi të Abu Dhabi United Group. Poshtë 1 miliardë euro, por gjithsesi me shuma tepër të larta janëParis Saint Germain dhe Manchester United.

Prej 2011 këto dy klube kanë investuar më shumë se 900 milionë euro secili në merkaton e futbollistëve. 222 milionë u shpenzuan vetëm për afrimin e Neymar, rekrodi i ri për transferimin e një futbollisti. Mes 10 ekipeve që janë këtë klasifikimi ka nga Anglia, Franca, Spanja dhe Italia. Në shkallën më të ulët të kësaj renditjeje është Inter me 524 milionë euro.

Tv Klan