Kalohet sërish shifra 1 miliard euro në kampionatet elitare
Transferimet në merkaton e Janarit vendosën një rekord shpenzimesh në 5 kampionatet elitare të Europës. Në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë u kryen lëvizje futbollistësh për vlerën 1 miliard e 247 milionë euro.
Një shifër tepër e lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe që kalon edhe atë të 2018-s ku u kapërcye për herë të parë tavani i 1 miliard eurove. Në krahasim me vitin 2010, shuma e shpenzuar ne merkaton e këtij Janari është dhjetëfishuar.
Rivaliteti brenda kampionateve më të rëndësishëm në kontinent dhe ajo në nivel europian shtyn klubet e rëndësishëm të shtojnë shpenzimet për afrimin e futbollistëve.
Tv Klan