Në kuadër të operacionit policor të koduar “Quick Strike” është arrestuar në flagrancë 28-vjeçari me iniciale P.N., banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde kanabis e ndarë në dhjetra doza të gati për shitje.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu operonte në mënyrë të vazhdueshme, duke shpërndarë lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave duke krijuar një rrezik serioz për sigurinë e nxënësve.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al