Tiranë | Rreth orës 11:10, në një kompleks pallati në zonën e Komunës së Parisit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al