Shpërthimi i bombolës së oksigjenit i ka marrë jetën një polumbari në afërsi të Portit të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se polumbarit i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e polumbarit që ka ndërruar jetë./tvklan.al