Një sasi tritoli ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Orikumit. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një makinë të parkuar. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mjeti është në pronësi të Vezir Bellos, i cili punonte si shofer i ambulancës në Orikum. Ende nuk dihet autori dhe shkaqet e vendosjes së eksplozivit në makinë, por dëshmia e Bellos pritet të hedhë dritë mbi konflikte mundshme të tij.
Tv Klan