Një grua e moshuar mbeti e lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në qytetin e Vlorës.

Në momentin e shpërthimin në banesë mësohet se ndodheshin 5 persona, të cilët fatmirësisht arritën të dilnin në kohë pa pësuar dëmtime. Ndërkohë e moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Si pasojë e shpërthimit, banesa pësoi dëmtime të shumta. Paraprakisht, dyshimet janë se bombola ka qenë me defekt, megjithatë për zbardhjen e plotë të shkaqeve po punon një grup hetimor.

/tvklan.al