Gjergji Llazi: Nuk kam konflikt me njeri
Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës në një banesë në Laprakë të Tiranës.
Një person i maskuar ka vendosur rreth 100 gr lëndë shpërthyese derës së jashtme të një shtëpie, që është në pronësi të Gjergji Llazit.
Policia dyshon se lënda eksplozive është vendosur për paralajmërim ndaj 47-vjeçarit Gjergji Llazi, person i arrestuar më parë për vjedhje makinash.
Pronari i banesës thotë se kanë ngatërruar objektiv dhe se nuk ka konflikt me asnjë person.
Tv Klan