Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vit e 8 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pasi u gjet fajtor për lejimin e tjetërsimit të pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun.

Ky vendim kthen në qeli ish-kryebashkiakun, i cili u dënua nga Shkalla e Parë në Mars të këtij viti me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që nuk e kreu të plotë pasi përfitoi nga amnistia penale.

Bashkë me Frrokajn, fajtor u gjetën nga Apeli edhe 5 persona të tjerë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Tv Klan