Dy persona humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një kapanon në ndërtim në Lushnje. Mes të lënduarve është edhe deputeti socialist Bujar Çela. Gazetarja Anila Sefa raporton se gjendja e tij është e stabilizuar pasi është futur në sallën kirurgjikale.
“Më thonë deputeti i PS, Bujar Çela është në sallën e operacionit, në sallën kirurgjikale. Një nga mjekët është pyetur nga Balla, mbi gjendjen e tij dhe është raportuar që gjendja e tij pas ndërhyrjes kirurgjikale është e stabilizuar jashtë rrezikut për jetën”, raportoi gazetarja.
Sipas gazetares Sefa shumica e të plagosurve janë djem të rinj. Në spitalin e Lushnjes vijojnë që të vijnë ambulanca. Po ashtu, raportohet se disa prej të lënduarve do të nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë për t’u ardhur në ndihmë mjekëve të Lushnjes, atje kanë shkuar bluza të bardha nga Berati dhe Fieri./tvklan.al