Autori ka qenë në distancë të afërt, verifikohen disa persona
Hetuesit e shpërthimit në Tiranë, që për pak i mori jetën Preng Gjinit, shpresojnë të gjejnë njeriun që aktivizoi plasjen e tritolit nëpërmjet vëzhgimit të kamerave të sigurisë, pranë Urës së ish-Nisharakut.
Ka dyshime se shpërthimi ka ndodhur me një mekanizëm që kërkon të qëndrosh në një distancë 200-400 metër.
Kjo do të thotë se personi që ka ndezur detonatorin, ishte duke vëzhguar edhe Preng Gjini. Pikërisht kamerat e sigurisë po shikohen me detaje nga hetuesit, pasi aty mund të zbulojnë edhe personin që kreu atentatin.
Deri më tani janë verifikuar disa persona, por që nuk kanë rezultuar të përfshirë. Policia dyshon se autori mund të ketë qenë edhe me makinë, prandaj pjesë e hetimit janë edhe mjetet që kaluan në zonë, pas shpërthimit.
6 ditë më parë, makina e Preng Gjinit u hodh në herë me tritol. 50-vjeçari i ka shpëtuar atentatit dhe sot ndodhet në një spital privat. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja, për shkak të konflikteve mes dy fiseve në Mirditë. Preng Gjini ka mohuar se ka konflikt me njeri, në dëshminë që ka dhënë para policisë.
Tv Klan