Trajneri Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e skuadrës së Laçit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi me anë të një postimi në mediat sociale.

Shpëtim Duro është trajneri i ri i ekipit tonë. Mirë se vjen në familjen bardhezi profesor”, shkruan klubi i Laçit.

Duro zëvendëson të larguarin Armando Cungo, i cili u nda nga ky klub pak javë pas fillimit të sezonit 2020-2021.

Shpëtim Duro është një trajneri i njohur në Shqipëri, ai ka drejtuar shumë skuadra të Superliges, por dhe ekike në Kosovë./tvklan.al