Shpëtim Duro nuk ka ndërmend të heqë dorë nga çështja e ngritur ndaj kryetarit të bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushi, dhe zëvendësit të tij, pasi këta të fundit e goditën trajnerin e Besës.
Duro është thirrur nga prokuroria e Elbasanit për të folur mbi ngjarjen. Pas 90 minutash, në zyrën e prokurores Pranvera Stafa, 51-vjeçari është shprehur i vendosur se do t’i shkojë çështjes deri në fund.
Shpëtim Duro: “Ka patur tentativa për bisedime nga kryetari i bashkisë, por unë kam deklaruar që nuk mund të takoj atë person, përpara se ai të dilte publikisht nëpër media dhe televizion, të paktën kërkuar një falje publikut. Përderisa deri në këtë moment ai nuk e ka bërë publikisht, sigurisht edhe mua nuk më takon të bisedoj me këtë person, por do ta ndjek, siç po shikoni në…”.
Shpëtim Duro u godit nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushi, zëvendësi i tij dhe zv/trajneri i Shkumbinit, pas fitores së Besës në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë./tvklan.al