31-vjeçarja Georgia Laurie, e cila goditi në mënyrë të përsëritur një krokodil pasi ai sulmoi motrën e saj binjake, Melissën teksa ato po notonin në ujërat meksikane në Qershor të 2021-shit do të marrë një Medalje Mbreti.
Binjaket nga Britania u trajtuan në spital, ndërsa Melissa ishte në gjendje të rëndë për jetën pasi përfundoi në koma, gjendje të cilën fatmirësisht e kapërceu me sukses.
“Ndihem vërtet e privilegjuar, është një vijë e argjendtë që kam dalë nga sprova e tmerrshme”, tha Georgia.
Pasi zbuloi se ishte përfshirë në listën e parë të marrjes së Medaljeve të Mbretit, ajo tha: Është një nder, u trondita shumë kur mora letrën sepse nuk e prisja. Ajo që e ka bërë këtë histori kaq të pabesueshme është trimëria e Melissës dhe nuk mendoj se do të isha këtu pa atë, ajo me të vërtetë më dha forcë për të vazhduar luftën.

Pas sulmit, gati tre vjet më parë, Melissa pësoi një frakturë të hapur në kyçin e dorës, plagë të rënda kafshimi në bark dhe shumë në këmbë, ndërsa Georgia u kafshua në dorë.
Gjatë rrëfimit të saj, Georgjia shtoi: Sa më shumë koha kalon, aq më pak ndihet si e vërtetë. Por më pas ndodh diçka e tillë dhe i kthen të gjitha përsëri në perspektivë, si wow, që në të vërtetë ndodhi, është një histori e çmendur.
31-vjeçarja e ka përshkruar ngjarjen si një film horror, por megjithatë ka shtuar se është pjesë e jetës së tyre./tvklan.al