Erisa Zykaj : “Bashkimi Evropian është shumë i shqetësuar me situatën në Greqi, pasi Greqia destabilizon zonën Euro. Mos të harrojmë, se deri tani euro ka qenë shumë e fortë duke i bërë një konkurrencë të vërtetë dollarit, por me deficitin buxhetor në Greqi është e gjithë zona Euro që është e rrezikuar, madje jo vetëm me Greqinë, por edhe me dy vende të tjera si Spanja dhe Portugalia, shkak për të cilin, vendet anëtare dhe presidenti Van Rompuy kanë kërkuar një samit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme.”
Joaquin Almunia: “ Lista e masave korrigjuese që duhet të zbatojë Greqia, do të monitorohet që në ditën e parë pas vendimit të ministrave të financave dhe atyre të zonës Euro. Afati i parë për monitorimin është një muaj pas këtij vendimi, që do të thotë 16 mars. Nëse vendimet nuk do merren nga autoritetet greke, pavarësisht se kush thotë çfarë, tregu financiar do t’i nënshtrohet një presioni më të madh dhe të fortë. Në këtë rast, ne do t’i kërkojmë autoriteteve greke, që të marrin masa shtesë, në mënyrë që t’i kthejnë kredibilitetin ekonomisë së tyre”.
Jean-Claude Trichet: “Banka Qendrore Evropiane e ka aprovuar planin e rimëkëmbjes financiare dhe strukturore të qeverisë greke, për të ulur deficitin buxhetor publik në më pak se 3% deri në 2012. Jemi të bindur, se qeveria greke do të adoptojë vendimet e duhura që do të mundësojnë arritjen e këtij qëllimi”.
Ania Vedenwskaia: “Frika për zonën e Euros është pak e ekzagjeruar, pasi Euro vazhdon të jetë shumë i fortë, por ajo që del në pah këtë herë, është se duhet folur për problemet në kohë, duhet të ketë më shumë transparencë dhe jo të pritet momenti i fundit, kur situata përshkallëzohet”./tvklan.al