Arben Malaj: “Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shpreh sërish shqetësimin në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e deficitit, rritjen e borxhit dhe për më tepër për rritjen e kostos së borxhit që kjo qeveri po merr. Në kushtet kur qeveria pretendon se i ka kaluar investimet në 3 muajt e parë të vitit dhe njëkohësisht merr kredi tregtare dhe e përdor në emergjencë për muajin ndaj dhe qershor dhe mundësisht sa më para zgjedhjeve, kuptohet qartë se qeveria në ikje po lë pas një situatë fiskale shumë të dobët dhe me probleme në rritje.”/tvklan.al