Shqipëria do të përballet të mërkurën në Tiranë në miqësoren e parë pas hedhjes së shortit të kualifikueseve të Euro 2012. Irlanda ka mbërritur pasdite në Tiranë dhe ka kryer stërvitjen e parë në stadiumin “Qemal Stafa”.
Trajneri i skuadrës Miken Nigel Ëorthington është detyruar të bëjë një nxemje të gjatë futbollistëve të tij të cilën si zakonisht e drejton vet. Një keqkuptim ka vonuar thuajse me 30 minuta ardhjen e topave në stadium.
Pasi u bënë gati disa prej tyre filloj dhe stërvitja normale e ekipit, të cilën misteri irlandez Ëorthington ka preferuar ta bëjë me dyer të mbyllura. Në këtë seancë nuk ka marrë pjesë vetëm Xhoni Evans, pasi ka luajtur dje me Manchester United në finale e Kupës së Ligës angleze.
Ndërsa trajneri Josip Kuzhe e ka nisur prej dy ditësh grumbullimin në Durrës, por vetëm në seancën e pasdites është kompletuar pjesa më e madhe e grupit me përjashtim të disa prej futbollistëve të cilët luajnë në Ukrainë.
Sfida me Irlandën e Veriut ka kthyer në ekip pas dëmtimit kapitenin Lala dhe portierin Arian Beqaj.
Kjo është ndeshja e 9 me Irlandën e Veriut me të cilën jemi takuar vetëm në aktivitete zyrtare . Kuqezinjtë numërojnë vetëm 3 rezultate pozitive me irlandezo-veriorët. Një fitore në vitin 1997 në fushën asnjanëse të Zyrihut dhe dy barazime./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe