Shqipëria do të përballet të mërkurën në Tiranë në miqësoren e parë pas hedhjes së shortit të kualifikueseve të Euro 2012. Irlanda ka mbërritur pasdite në Tiranë dhe ka kryer stërvitjen e parë në stadiumin “Qemal Stafa”. Trajneri i skuadrës Miken Worthington është detyruar të bëjë një nxemje të gjatë futbollistëve të tij të cilën si zakonisht e drejton vet. Një keqkuptim ka vonuar thuajse me 30 minuta ardhjen e topave në stadium.
Pasi u bënë gati disa prej tyre filloi edhe stërvitja normale e ekipit të cilën misteri irlandez Worthington ka filluar ta bëjë me dyer të mbyllura. Në këtë seancë nuk ka marrë pjesë vetëm John Evans, pasi ka luajur në Manchester United në finale e kupës së Ligës angleze. Ndërsa trajneri Josip Kuze e ka nisur prej dy ditësh grumbullimin në Durrës por vetëm në seancën e pasditesh është kompletuar pjesa më e madhe e grupit me përjashtim të disa prej futbollistëve të cilët luajnë në Ukrainë.
Sfida me Irlandën e Veriut ka kthyer në ekip pas dëmtimit kapitenin Lala dhe portierin Arjan Beqaj.
Kjo është ndeshja e 9 me Irlandën e Veriut me të cilin jemi takuar vetëm në aktivitete zyrtare. Kuqezinjtë numërojnë 3 rezultate pozitive me irlandezo veriorët. Një fitore në vitin 1997 në fushën asnjanëse të Zyrihut dhe dy barazime./tvklan.al