Krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe trafiku i drogave e klandestinëve ishin në fokusin e një takimi të zhvilluar mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me homologun e tij Italian, Carlo Nordio.
Në konferencën e përbashkët për mediat, dy ministrat konfirmuan vazhdimin e punës për marrëveshjet e firmosura edhe më herët.
Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë: Vendosëm t’i japim përparësi ndihmës juridike në luftën kundër krimit të organizuar, kundër pastrimit të kapitaleve të paligjshme, në luftën kundër trafikimit të qenive njerëzore dhe drogës.
Ministri Italian, Carlo Nordio, tha se themel i bashkëpunimit të mirë është edhe miqësia e dy popujve tanë.
Carlo Nordio, Ministër i Drejtësisë në Itali: Ne jemi të bindur se miqësia e 2 popujve tanë është një element i rëndësishëm i bashkëpunimit. Kemi vendosur të bashkëpunojmë dhe më tej dhe të kemi bashkëpunim të vazhdueshëm për të pasur një bashkëpunim në terma shumë të shpejtë.
Gjatë këtij takimi, dy ministrat ranë dakord për të nisur negociatat për formalizimin parimin e parimit të gjësë së gjykuar për shkak të shumë hetimeve të përbashkëta dhe paraqitjen e një instrumenti për njohjen reciproke të masave të sigurisë caktuar nga dy drejtësitë.
Tv Klan