Institucionet shqiptare, do të menaxhojnë vetë në mënyrë të pavarur fondet e Bashkimit Evropian dhe jo sikurse ka ndodhur deri tani nëpërmjet Delegacionit Evropian. Qeveria shqiptare do të jetë përgjegjëse, për procedurat e prokurimit dhe zbatimit të projekteve. Janë rreth 64 milionë euro të cilat do të përdoren për zbatimin e 12 projekteve si pjesë e programit IPA-2013.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani e konsideruan këtë vendim si vlerësim dhe shprehje e besimit për qeverinë shqiptare.
“Ky sukses është një dëshmi e një administrate shtetërore efiçente ku Brukseli mund të mbështetet pa asnjë ekuivok, tha ministrja Gjosha.
Ndërsa ministri i financave Shkëlqim cani tha se Sistemi i Menaxhimit të Decentralizuar ka një rëndësi të veçantë pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe politikat e zhvillimit kombëtar. Akreditim do të thotë më shumë fonde, më shumë vende pune dhe të ardhura, sepse BE na jep më shumë besim dhe njeh profesionalizmin e strukturave tona manaxhuese.
Tv Klan