Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Segmente hekurudhore të Korridorit 8 do të ndërtohen nga xheniot italiane dhe shqiptare. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e segmentit hekurudhor prej 2.2 km të portit të Durrësit, si dhe për segmentin prej 1.8 km nga fshati Lin i Pogradecit deri në kufirin me Maqedoninë.
Pavli Zëri: “Marrëveshja në vetvete përmban fillimin e punimeve për unazën hekurudhore të Durrësit dhe pjesën që lidh kufirin shqiptar me Maqedoninë në Lin prej 1.8 km. Unë do ta konsideroja marrëveshje mjaft të rëndësishme, sepse për herë të parë në Shqipëri do vijnë trupat e xhenios ushtarake italiane, është një trupë super e specializuar për këto punime”.
Investimi kap një vlerë prej 7 milion eurosh fonde të qeverisë italiane dhe asaj shqiptare./tvklan.al