Propozimi i qendrës për politikë europiane ka lënë Shqipërinë jashtë idesë për një integrim në bllok të Ballkanit përsa i takon lëvizjes së lirë. Gjatë takimit në Bruksel, i cili iu dedikua integrimit të rajonit në Europë, qendra në fjalë ka propozuar 12 pika, të cilët i shërbejnë përshpejtimit të procesit.
Më e rëndësishmja ndër to, ishte ideja për një pasaportë ballkanase, e cila supozohet të ketë të njëjtën funksion dhe qëllim si ajo e vendeve nordike. Marrëveshja e cila sipas qendrës për politikë europiane do të nënshkruhet nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Kroacia do të hapë kufijtë mes tyre duke pezulluar tërësisht regjimin e vizave.
Mbetet e paqartë se si Shqipëria, si pjesë e Ballkanit nuk përfshihet në këtë propozim, i cili u bë i ditur pas vetë përfaqësuesit e qendrës pas përfundimit të takimit në Bruksel. Qendra për politikë europiane e cila fokusohet në analizimin e politikave dhe demokracisë në kontinentin Europian ka nisur aktivitetin e saj në janar të vitit 2007./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj