Komisioneri Europian për zgjerimin Olli Rehn rikonfirmoi vullnetin politik të Brukselit për statusin kandidat të Serbisë gjatë vitit 2009, në skenarin më të mirë siç ritheksoi ai në konferencën për shtyp me numrin 2 të qeverisë së Beogradit.
Por një skenar i mirë për komisionerin, parashikon jo vetëm bashkëpunim të plotë me gjykatën e Hagës, përmbushjen e reformave ekonomike dhe të shtetit ligjor, por dhe fqinjësi të mirë, sidomos për çështjet që lidhen me Kosovën.
Olli Rehn: “Në kodeksin rajonal theksova, se sa e rëndësishme është për Serbinë që të tregojë përqasje konstruktive për çështjen ndaj Kosovës dhe punën e misionit EULEX.”
Kjo sipas Rehn do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal që është edhe pjesë e kushteve të agjendës Europiane.
Arta Tozaj: “Tashmë që Serbia e ka mbyllur procesin e zvarritjes së mëtejshme të njohjes së pavarësisë së Kosovës. KE kërkon që qeveria e Beogradit të tregohet më konstruktive për garantimin e suksesit të misionit EULEX, për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë. Për Tv Klan Arta Tozaj Bruksel.”/tvklan.al