Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në takimin e krerëve të djathtë të shteteve dhe qeverive evropiane, takim ky i zakonshëm që i paraprin samitit evropian të nivelit të lartë.

Kreu i Qeverisë Shqiptare ka patur mundësi të kërkojë ratifikim të shpejtë të protokollit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga homologët e tij europian.

Sali Berisha: “Unë shfrytëzova këtë samit për të takuar kolegët e mi dhe më një kërkesë të vetme, shpejtimin e ratifikimit të protokollit të NATO-s. Më premtuan pa përjashtim të gjithë kryeministrat këtu dhe unë i takova, se do ta shpejtojmë këtë proces.”

Blloku i Partive Popullore Europiane ka diskutuar strategjitë e zbutjes së krizës financiare. Paketa prej 6 pikash, kjo tryezë i kalon samitit Europian të krerëve të shteteve dhe qeverive për miratim.

Ndërkohë sistemi shqiptar duket se është ende i pacenuar. Sipas kryeministrit Berisha niveli i kredive të këqija nuk është ende kritik dhe se bankat shqiptare kanë një veçori që i mbron nga kriza.

Sali Berisha: “Bankat në Shqipëri nivelin e kreditit nuk e kanë më të madh sesa gjatë 50-70% të depozitave, ndërkohë kur në perëndim, këto kreditime kanë qenë edhe 130% të depozitave.”

Pak ditë më parë KE publikoi mendimin e tij se sistemi bankar në rajon nuk ishte shqetësues./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj